Zyrtarët ukrainas dhe kinezë mbajnë bisedime për samitin e paqes

 

Zëvendësministri i parë i Jashtëm i Ukrainës ka zhvilluar bisedime me homologun e tij kinez në një përpjekje për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve, sipas një deklarate nga ministria ukrainase.

Andriy Sybiha i Ukrainës i tha gjithashtu Zëvendës Ministrit të Jashtëm kinez Sun Weidong se ai shpresonte se Kina do të merrte pjesë në një samit të paqes të udhëhequr nga Ukraina më vonë në qershor, shkruan Sky News.

Sybiha shtoi se mund të jetë “një mundësi e mirë për të dhënë një kontribut praktik për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ministria e jashtme ukrainase.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top