Zyrtare: Shaqiri rikthehet në Zvicër, nënshkruan me ish-klubin e tij

Xherdan Shaqiri është bërë me skuadër të re. Futbollisti nga Zhegra është rikthyer në Zvicër, ku ka nënshkruar me ish-klubin e tij, Baselin.

Në verën e vitit 2012, Xherdan Shaqiri la FC Basel-in për të kaluar te Bayern München. Aty fitoi Ligën e Kampionëve dhe më pas u transferua në Inter, transmeton Gazeta Express.

Përmes Stoke City-t, “Shaq” arriti te Liverpool-i, ku fitoi edhe një herë tjetër Ligën e Kampionëve. Pas një kalimi te Olympique Lyon, Shaqiri u transferua në Chicago. Tani, turneu i tij botëror ka marrë fund: Ish-ylli i Kombëtares së Zvicrës i bashkohet menjëherë FC Basel-it.
Vetëm të mërkurën u bë e ditur se Xherdan Shaqiri ka përfunduar kontratën e tij me Chicago-n me efekt të menjëhershëm.
Të premten, FC Basel bëri të ditur se ish-ylli i Kombëtares së Zvicrës po kthehet në shtëpi. Tani, 125 herë ndërkombëtari zviceran ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin e tij të zemrës, deri në verën e vitit 2027, dhe do të mbajë numrin 10.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top