Zyrtare/ KQZ shpall rezultatin final, Putin fiton edhe një mandat në krye të Kremlinit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë ka njoftuar zyrtarisht se Vladimir Putin ka fituar mandatin e tij e pestë.

Lideri rus garoi për mandatin e radhës, praktikisht pa kundërshtarë potencialë, gjë që nuk vuri në dyshim për asnjë moment fitoren e tij.

Sondazhet paraprake e kishin nxjerrë Putinin fitues me rreth 88 përqind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se Putin ka fituar me një numër rekord votash.

Në përfundim të këtij mandati, Putin do të ketë një jetëgjatësi në pushtet më të madhe edhe se Stalini.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top