Zyrtare/ Jasir Asani bëhet me skuadër të re, ja ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Jasir Asani është bërë me skuadër të re. “Mëngjarashi” është zyrtarizuar nga Esteghlal, me këto të fundit që ka arritur marrëveshjen.

Palët kanë firmosur një kontratë për 1 sezon e gjysmë, me shqiptarin që do të duhet të presë për të luajtur me skuadrën e re. Kjo pasi Asani do të kalojë te Esteghlal vetëm pasi të përfundojë kontratën e tij me Guangju, ekip me të cilin ka kontratë deri në dhjetor.

Kështu në janar, ish-i i Partizanit do të ketë mundësinë të veshë fanellën e Esteghlal dhe të nisë aventurën e re te ekipi i ri. Lajmin e ka zyrtarizuar skuadra nga Irani.

Një video që ka sjellë shumë reagime të tifozëve, por edhe një koment nga vetë Asani i cili u është drejtuar atyre me një mesazh të shkurtër. “Shihemi së shpejti’, ishte fraza e tij për mbështetësit e shumtë të Esteglal.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top