Zyrtare: Al Nasr prezanton Sadio Mane

Al Nasr ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës, duke afruar në skuadër Sadio Manen.

Mesfushori është transferuar në Arabinë Saudite nga Bayern Munich, skuadër me të cilën arriti të fitonte titullin kampion, megjithëse gjërat mes tyre nuk shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohë, klubi arab e ka prezantuar mesfushorin në një mënyrë mjaft të veçantë. Nëpërmjet një videoje, ata i kanë dedikuar një këngë teksa emri i Manes thirret nga të gjithë tifozët në kor.

Al Nasr bën në këtë mënyrën goditjen e dytë të madhe në merkaton e verës për këtë sezon. Pak javë më parë, klubi ku aktivizohet edhe Kristiano Ronaldo prezantoi Marselo Brozoviçin.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top