Zyra e auditimit në Poloni njofton prokurorët: Ish-kryeministri mund të ketë abuzuar me pushtetin

Kontrolli i lartë i shtetit në Poloni (NIK) ka njoftuar prokurorinë se ish kryeministri Mateusz Morawiecki mund të ketë kryer krim duke vepruar në dëm të interesit publik përmes dhënies së subvencioneve për komunat, njoftoi të hënën zyra e auditimit. Morawiecki dhe zyrtarë të tjerë të lartë në ish-qeverinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) neglizhuan detyrat, ose abuzuan me kompetencat e tyre, kur financuan ndërtimin e rrugëve dhe financuan rimëkëmbjen pas pandemisë, tha në një deklaratë zyra e auditimit, NIK. Kjo shkaktoi një humbje prej rreth 1 miliard dollarësh për komunat, thuhet në deklaratë. Nuk ka pasur reagime nga ish qeveria e mëparshme dhe as nga ish kryeministri.

Koalicioni Ligj dhe Drejtësi (PiS) humbi zgjedhjet në tetor të vitit 2023 përballë një koalicioni të partive pro-evropiane. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Donald Tusk është zotuar që t’i mbajë përgjegjës të gjithë ata që akuzohen për shkelje të ligjit gjatë qeverisjes tetëvjeçare të koalicionit PiS. Muajin e kaluar, zyra e auditimit (NIK) tha se reformat tatimore të zbatuara nën qeverinë e mëparshme i shtynë në deficit buxhetet e shumicës së bashkive polake. Polonia mban zgjedhjet lokale më 7 prill./ VOA

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top