Zvicra në zi: Katastrofa e zjarrit në Crans-Montana

Në rajonin e frekuentuar turistik, Crans Montana të Zvicrës viti i ri nis me një tragjedi: Gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e vitit të ri në një lokal si pasojë e një zjarri të madh 40 vetë humbën jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur. Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha presidenti i këshillit të Valisit Mathias Reynard. Sipas autoriteteve, shumica e atyre që festonin ishin kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 26 vjeç që po festonin vitin e ri kur shpërtheu zjarri në barin “Le Constellation” rreth orës 1:30 të mëngjesit. “Kjo është gjëja më e tmerrshme”, tha Presidenti i Këshillit Shtetëror të Valais, Mathias Reynard, në radion RTS, dukshëm i prekur dhe duke luftuar për të mbajtur lotët. “Pjesa më e tmerrshme është se ata janë të rinj. Dhe kur takoj të afërmit e tyre, ata janë miqtë, vëllezërit, prindërit e tyre. Është e tmerrshme.”

Pavioni i reanimacionit në spitalin e Valisit u mbush me pacientë, ndaj disa të plagosur u transportuan në spitale të tjera në Zyrih, Gjenevë, Luzanë dhe Sion. Skena tronditëse, njerëz të djegur, panik total – kjo është ajo që raportojnë të mbijetuarit. Dëshmitarët raportojnë edhe se pati shtytje e përplasje nga të gjitha anët. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimave dhe hetimin e rrethanave se si ka ndodhur zjarri. Sipas mediave zvicerane aksidenti mund të ketë ndodhur nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Ndërsa dy dëshmitare okulare, thanë, se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë.

“Tronditje e thellë”

Presidenti i ri i Zvicrës Guy Parmelin u shpreh i tronditur thellësisht: “Një moment gëzimi, u kthye në tragjedi gjatë natës në Crans-Montana, që ka prekur thellë të gjithë Zvicrën dhe botën e jashtme”, shkruan Parmelin në platformën X.

“Zvicra është e trishtuar, por është gjithashtu e bashkuar në dhimbjen e saj”, tha Presidenti Federal Guy Parmelin në një konferencë për shtyp të enjten, duke folur për një nga tragjeditë më të këqija në historinë e vendit.”U detyrohemi respekt këtyre të rinjve”, tha Presidenti Federal Parmelin, “dhe duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë.”

Një zonë luksoze skijimi

Crans-Montana është një ndër rajonet më të njohura turistike në alpet zvicerane dhe mjaft i frekuentuar sidomos gjatë festave si Krishtlindjet dhe viti i ri lokalet janë tërësisht të prenotuara. Me shumë gjasë ndër viktimat ka edhe të turistë të huaj, vë në dukje policia./DW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top