Tifozët e kombëtares së Serbisë kanë tentuar të djegin një flamur shqiptar në tribunën ku ishin të vendosur në ndeshjen ndaj Zvicrës, të zhvilluar të premten mbrëma.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Zvicra dhe Serbia luajtën baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve, të luajtur në “Letzigrund Stadion” të Cyrihut.
Golat në këtë takim u shënuan nga Zeki Amdouni (78’) për vendasit dhe Aleksa Terzic (88’) për mysafirët, shkruan Telegrafi.
In the Switzerland-Serbia match, Serbian fans attempt to burn the Albanian flag, but after several attempts, they fail.@FSHForg @DukaArmand1 pic.twitter.com/kc4Tf0esi3
— Albi (@albbibe) November 16, 2024
Në një moment gjatë ndeshjes, disa tifozë serb vendosen ta djegin një flamur shqiptar, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet anti-shqiptare kohë pak kohe.
Mbetet të shihet se çfarë dënimi mund të vendos UEFA ndaj tyre për këtë gjest.