Zvarritet kërkesa për arrestimin e Ballukut, Bardhi: Raporti i PD në rend dite!

Në çelje të punimeve të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që në rendin e ditës të përfshihet shyqrtimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Bllukut. Bardhi tha se mazhoranca po zgjat shqyrtimin dhe ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar.

Ai tha se Kuvendi ka detyrimin t’i kthejë përgjigje SPAK ndërkohë që ka 3 muaj që pengohen hetimet.

“Siç jeni në dijeni, më 23 shkurt Këshilli i Mandatit ka përfunduar shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë që kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut në përputhje me afatet e përcaktuara nga rregullorja e Kuvendit, 5 anëtarët e këshillit që e kishin të qartë përgjegjësinë dhe detyrën e tyre, kanë dorëzuar raportin. Jeni të detyruar ta përfshini raportin si pjesë të seancës më të parë të Kuvendit pas dorëzimit. Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca më e parë është seanca e sotme. Në rendin e ditës që sapo lexuat, s’është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkese dhe një javë ka mbetur që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar për shkak të mosmarrjes në shqyrtim sepse e keni çuar në limitet 3-mujore, në kundërshtim flagrant. E zvarritët këtë procedurë përmes mosmbledhjes së këshillit për gati 2 muaj duke penguar funksionin normal në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën. Tani po zvarrisni përfshirjen e kësaj çështjeje në rendin e ditës. Nëse do të thoni Ulsiu vazhdon të jetë në bibliotekë dhe s’e ka përfunduar raportin, ky është problemi i Ulsiut. Ulsiu të dalëë nga biblioteka, të dorëzojë raportin sepse çështja është shumë e thjeshtë, s’ka nevojë për lexim të thelluar. Çështja është kushtetuese, ligjore dhe ky Kuvend ka detyrimin t’i kthejë përgjigje SPAK. Ka 3 muaj që po pengohen hetimet sepse prokuroria pret përgjigje nga Kuvendi. Ktheni përgjigje!”, tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top