Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Ilir Meta mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit, Ilir Meta është bërë çështje edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Alexandar Nikolovski, ka mbajtur një fjalim gjatë një seance plenare ku ka kritikuar opozitën e vendit të tij për afrimin me kryeministrin Rama.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Parlament, Nikolovski tha se Ilir Meta po qëndron në paraburgim, megjithëse ndaj tij nuk ka asnjë dosje.

“Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur në paraburgim për dy vjet. A e dhuroni një person të tillë, dhe një person i tillë është miku juaj?”, vijoi më tej zv.kryeministri Nikolovski.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka marrë disa herë mesazhe mbështetje nga funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje për të votuar partinë e ish-kryeministrit Gruevski.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top