Zuliani ironizon Inter e FIGC: “E vetmja mungesë do jetë viktima e sherrit të provokuar nga Lukaku”

Siç dihet, Romelu Lukaku është falur me veton e vendosur nga presidenti i FIGC, Gabriele Gravina. Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit për të refuzuar ankimimin e Inter, skualifikimi i sulmuesit belg u anulua të shtunën. Sipas Federatës synimi ishte për të dhënë një sinjal të fortë në luftën kundër racizmit. Ndaj, belgu do të jetë rregullisht në fushë në ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Juventus. Në takimin e planifikuar për të mërkurën më 26 prill në San Siro nuk do të jetë ndërkohë Cuadrado. Kolumbiani u ndëshkua për sherrin e nisuur në fushë, i provokuar pikërisht nga gjesti i Lukaku. Në këtë kuadër nuk vonoi edhe reagimi i zemëruar i Claudio Zuliani, gazetarit dhe tifozit të njohur të Juventus.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, pasi shënoi golin që bëri rezultatin 1-1 në kohën shtesë, Lukaku festoi me një përshëndetje ushtarake dhe gishtin tregues para gojës. E gjithë kjo, para tifozëve të Juventus, me qëllimin për të heshtur ofendimet raciste të një pjese të tifozëve bardhezinj. Për këtë erdhi kartoni i dytë i verdhë për belgun, që ishte i ndëshkuar, duke dalë kështu nga loja. Inter reagoi duke u pozicionuar: “FC Internazionale Milano mendon se duhet të ritregojë afërsinë dhe mbështetjen për lojtarin dhe shpreh keqardhje të madhe duke pranuar se viktima është bërë i vetmi fajtor”. Kështu, Lukaku duhet ta humbiste ndeshjen e kthimit. Por vendimtar ishte vullneti i presidentit federal, i cili zgjodhi faljen e sulmuesit të Inter.

REPLIKA E ZULIANI
Në këtë rrethanë, më pas ndodhi një përleshje në fushë dhe jashtë saj, e cila, ndër të tjera, pa protagonistë Cuadrado dhe Handanovic. Të dy lojtarët u përjashtuan dhe nuk do të luajnë në kthim. Përgjigja e Zulianit në Tëitter ironizon pikërisht këtë fakt: “Në fund, i vetmi që do të mungojë në derbin italian do të jetë Cuadrado, i skualifikuar sepse ishte viktimë e një sherri të shkaktuar nga Lukaku dhe Handanovic”.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top