Zoë Kravitz reagon ndaj Hulu pas postimit për Harry Styles

Zoë Kravitz ka reaguar ashpër ndaj Hulu pasi platforma përdori marrëdhënien e saj me Harry Styles në një postim në Instagram për serialin e anuluar “High Fidelity”.

Sipas E! News dhe Page Six, Hulu publikoi më 27 prill një foto të personazhit të Kravitz, Robyn Brooks, me mbishkrimin: “Robyn Brooks me siguri ka në playlist ‘Kiss All the Time, Disco Occasionally’.”

Ky është titulli i albumit më të fundit të Harry Styles, i publikuar në mars. Postimi u fshi më vonë, por jo pa marrë reagimin e aktores 37-vjeçare.

“Kjo është e pa vend,” komentoi Kravitz më 6 maj, duke etiketuar edhe platformën Hulu në reagimin e saj.

Në prill, PEOPLE konfirmoi se Kravitz dhe Styles janë fejuar pas tetë muajsh lidhje.

Seriali “High Fidelity” debutoi në Hulu në shkurt 2020, por u anulua pas vetëm një sezoni me 10 episode, pavarësisht vlerësimeve të larta nga kritikët dhe publiku.

Produksioni ishte një adaptim modern dhe me protagoniste femër i romanit të Nick Hornby dhe filmit të vitit 2000 me John Cusack dhe Jack Black. Pas anulimit të serialit në vitin 2020, Kravitz kishte kritikuar publikisht Hulu për mungesë diversiteti.

“Atëherë mirë. Të paktën Hulu ka shumë seriale të tjera me gra me ngjyrë në role kryesore për t’i parë. Ah, jo prit…”, kishte shkruar ajo në atë kohë në Instagram.

Në serial luanin gjithashtu Da’Vine Joy Randolph, David H. Holmes, Jake Lacy dhe Kingsley Ben-Adir.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top