Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar.
Pamjet nga zona tregojnë përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.
Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve.