Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Mësohet se në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” është kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport, ku shkruhet se zjarri ka rënë në dhomat e UPS-së të baterive të Emergjencës.

“Deri në këtë fazë hetimore, rezulton se ngjarja në fjalë është një ngjarje aksidentale dhe zjarri në katin -2 të godinës, në dhomën teknike ka rënë si pasojë e nje keq funksionimi të pajisjeve të baterive (U.P.S-ve), nga ku rezulton se është dhe vatra e zjarrit” thuhet në dosje. Gjithashtu është bërë dhe fletëthirrje për kompaninë fituese dhe zyrtarët e prokurimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top