Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Mësohet se në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” është kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport, ku shkruhet se zjarri ka rënë në dhomat e UPS-së të baterive të Emergjencës.
“Deri në këtë fazë hetimore, rezulton se ngjarja në fjalë është një ngjarje aksidentale dhe zjarri në katin -2 të godinës, në dhomën teknike ka rënë si pasojë e nje keq funksionimi të pajisjeve të baterive (U.P.S-ve), nga ku rezulton se është dhe vatra e zjarrit” thuhet në dosje. Gjithashtu është bërë dhe fletëthirrje për kompaninë fituese dhe zyrtarët e prokurimit.