Vatra e zjarri që ka përfshirë Shkopetin është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Siç raportohet zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet edhe më shumë në pyje.
Ndërkohë Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit. Gjithashtu pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.