Zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet në 76 numri i viktimave

Zjarr i madh në hotelin luksoz në një resortin e skive në Kartalkaya, në provincën Bolu, ka shkaktuar të paktën 76 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Hoteli, me 240 të ftuar, nuk kishte sistem funksional të alarmit dhe fikjes së zjarrit. Zjarri besohet të ketë shpërthyer në kuzhinën e hotelit gjatë përgatitjes së mëngjesit të djeshëm.

Zjarrfikësit arritën me vonesë për shkak të distancës dhe aksesit të vështirë në zonë, duke e bërë situatën edhe më tragjike. Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në mediat turke, të cilat kanë kritikuar mungesën e masave të sigurisë dhe kanë raportuar për sjellje të papërshtatshme të disa individëve që vazhduan të bënin ski pranë vendit të tragjedisë ndërsa trupat e viktimave po largoheshin nga hoteli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top