Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, Bashkia Tiranë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas informacioneve të siguruara nga banorët e zonës, flakët kanë përfshirë dhe djegur rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, kryesisht me lisa dhe dushqe.
Terreni i vështirë malor ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa në terren po punojnë punonjës të Njësisë Administrative Zall-Bastar, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.
Për shkak të përhapjes së zjarrit, po merren masa që flakët të mos afrohen pranë banesave.