Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, përkeqësohet situata në Koçekë

Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata raportohet e përkeqësuar, veçanërisht mbi lagjen Koçekë, ku zjarri po i afrohet banesave.

Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa nga ajri ndërhyrja po vijon me dy avionë. Në operacion janë përfshirë edhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura, të Bashkisë Dibër, Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, Policisë, si dhe banorë të zonës. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë. Situata po rëndohet edhe nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top