Zjarri në kodrat e Pilurit, rrezikohet edhe zona e Porto Palermos

Një zjarr masiv vijon të përfshijë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bashkinë e Himarës dhe pavarësisht përpjekjeve nga toka dhe ajri, flakët nuk janë izoluar.

Sipas informacioneve, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të vatrave. Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur flakët larg zonave të banuara.

Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, drejtimi i zjarrit ka ndryshuar dhe po përparon në drejtim të Porto Palermos.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top