Zjarri në Bulqizë shkakton dëme kolosale, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri Flakët

Zjarri i rënë në fillim të muajit gusht në masivin pyjor të Tërnovës ka shkaktuar dëme të mëdha. Gjithashtu flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh. Flakët në malin e Tërnovës u zhvendosën në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave.

Ndërkohë banorët kërkojnë ndërhyrje para se zjarri të përfshijë banesat. Gjithashtu në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të Shërbimit të Pyjeve, administrata etj, por neutralizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit malor.

Autoritetet vendore në Bulqizë vijojnë të kërkojnë ndihmë nga ajri pasi e shohin të pamundur që të vënë nën kontroll zjarrin i cili deri tani ka shkaktuar dëm të madh ekonomik, florën dhe faunën e zonës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top