Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen.
Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës.
Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Ato janë veç 10 metra larg shtëpive, por fatmirësisht ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në lagjen Boje raportohet që vatra të jetë shuar.