Zjarret në Kili/ Mbi 60 të vdekur, vendi në gjendje të jashtëzakonshme

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën në Kili, ndërsa zjarret kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Egërsia e fronteve të zjarrit dhe vala e të nxehtit (vendi është në mes të verës) po intensifikojnë fatkeqësitë, ndërsa autoritetet theksojnë se numri i viktimave do të rritet.

“Fatkeqësisht mund të konfirmoj se janë 64 të vdekur. Ky numër do të rritet, ne e dimë se do të rritet ndjeshëm,”-tha presidenti Gabriel Boric në një fjalim televiziv drejtuar kombit nga qyteti i Quilpué, në periferi të Viña del Mar, lagjet e të cilit ishte djegur. Ndërkohë vendi ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi qytetet bregdetare janë përfshirë nga tymi dhe banorët në zonat qendrore janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Veçanërisht të prekura janë provincat Marga Marga dhe Valparaiso, në të cilat u vendos një ndalim i pjesshëm i qarkullimit për të lehtësuar punën e shuarjes së zjarrit. Më shumë se 90 fronte janë ndezur në të gjithë vendin, duke djegur më shumë se 400,000 hektarë deri më tani. Aktualisht 40 zjarre janë vënë nën kontroll.

Deri më tani një person është arrestuar në lidhje me zjarret. Sipas Policisë, burri ishte në shtëpinë e tij në qytetin qendror të Kilit Talca duke salduar kur aksidentalisht ndezi një zjarr që u përhap në kullotat aty pranë. Por në vendet e tjera, zjarret janë shkaktuar nga temperaturat e larta. Temperatura në kryeqytetin Santiago prej ditësh po kalon 33 gradë Celsius, disa gradë mbi vlerat mesatare të sezonit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top