Zjarret në Greqi/ Autoritetet ngrenë alarmin: Të paktën 11 zona janë më të rrezikuara

Ministria e Krizave Klimatike dhe e Mbrojtjes Civile ka ngritur alarmin në Greqi për të paktën 11 zona që janë të rrezikuara nga zjarre.

Atikë, Kythira, Boeotia, Argolis, Korinthia, Messinia, Focida, Achaia, Laconia, Chania dhe Rethymnon, janë vendet që janë më të rrezikuara sipas autoriteteve greke.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka njoftuar organet kompetente qeveritare të përfshira në shërbim, si dhe qarqet dhe bashkitë e qarqeve të mësipërme, që të jenë në gatishmëri të shtuar për mbrojtjen.

Në të njëjtën kohë, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile rekomandon qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barit dhe degëve të thata apo pastrimi i mbetjeve, përdorimi i makinerive që shkaktojnë shkëndija.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top