Zjarret/ Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë, zjarrfikësit kthehen mbrapsht

Greqia ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për fikjen e zjarreve. Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ka më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.

Pas thirrjes për ndihmë, Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit.

Vetem para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t’u kthyer pas. Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu solidaritetin me popullin grek për zjarret që kanë përfshirë veriun e vendit fqinj.

Por duket se ndihma e ofruar nga Shqipëria është refuzuar për shkak të fërkimeve që kanë ndodhur kohët e fundit në lidhje me burgosjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Greqia ka kërkuar që Belerit t’i jepet leje të betohet, por një gjë e tillë është mohuar nga qeveria Rama. Sipas grekëve Beleri është arrestuar padrejtësisht për blerjen e votave. Për këtë grekët kanë organizuar një protestë në Himarë ku morën pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut.

Ndërkohë tetëmbëdhjetë njerëz janë gjetur të vdekur të martën në një zonë malore në veri të Greqisë, e cila është përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit, njoftuan autoritetet greke.

Dyshohet se të vdekurit, të cilët u gjetën pranë kufirit grek me Turqinë, ishin emigrantë.

Flaka ka vazhduar të përhapet në verilindje të Greqisë, si dhe në ishujt Evia dhe Kithnos dhe në rajonin e Boeotias në veri të Athinës, për shkak të një përzierjeje të rrezikshme të erërave dhe temperaturave të larta deri në 41 gradë Celsius.

“Kjo gjendje është e ngjashme me atë në korrik”, tha Artopios për AFP, duke iu referuar zjarreve në disa pjesë të vendit nga të cilat mbetën të vdekur pesë persona.

Mbi 60 zjarre u ndezën në 24 orët e fundit në Greqi, të cilën janë duke e ndihmuar gjashtë shtete përmes mekanizmit civil për mbrojtje të Bashkimit Evropian.

Rreth 120 zjarrfikës nga Qiproja, Rumania, Republika e Çekisë, Kroacia, Gjermania dhe Serbia do të shkojnë në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top