Zjarr prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Prej katër ditësh bjeshkët e Fanit dhe të Oroshit në Mirditë janë përfshirë nga zjarri. Situata mbetet kritike në fshatrat Petoç, në njësinë Fan dhe Lajthizë në Orosh.

Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi u ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë menjëherë nga ajri për shuarjen e flakëve.

“Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri. Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fan dhe Orosh na vijnë në ndihmë.”- shkruan Melyshi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top