Një vatër zjarri është aktivizuar në afërsi të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël në Gjirokastër.
Flakët dyshohet se nisën pas përfshirjes nga zjarri të një automjeti që po lëvizte në këtë aks dhe më pas u përhapën në terren, të favorizuara edhe nga era.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e repartit zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri nuk paraqet aktualisht rrezik për banesat, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara.