Zjarr në Kopenhagen, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra

Një zjarr ka përfshirë një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagen-it. Mësohet se ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri që përfshiu ndërtesën nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Ndërtesa historike, e cila ndodhet ngjitur me parlamentin danez, ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri. Ajo përdorej shpesh për darka gala, konferenca dhe ngjarje, por nuk është e hapur për publikun.

Ministri i Kulturës i Danimarkës, Jakob Engel-Schmidt, postoi në Twitter fotot nga ndërtesa në zjarr duke thënë se 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishte përfshirë nga flakët.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top