Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë përfshirë disa zyra, ndërsa kjo godinë dyshohet se shërbente për ruajtjen e dokumenteve të tatimeve për Librazhdin. Ende nuk dihet se çfarë dokumentesh janë djegur.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shuarjen e flakëve. Nuk është i ditur akoma shkaku i rënies së zjarrit.