Zjarr gjatë natës në një pallat në Fier, rrezikohet banesa e të moshuarit

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatesh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi. Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak te tymit që u shpërnda me shpejtësi.

Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin. Ndërkohë, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekesor. Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top