Ditën e sotme para Kuvendit, opozita ka po zhvillon një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3, të dielën. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare. Ndërkohë para Kuvendit janë ndezur goma duke krijuar një tym të zi.
Para nisjes së protestës u raportua se protestues kishin mbledhur goma para Kuvendit ndërsa pritej ndezja e tyre. Kjo nuk ështe hera e parë qe ndizen goma ne protesta pasi edhe në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione.