Zidane, trajneri i ardhshëm i Bayern Munich: akordi fare pranë mes klubit e francezit

Zinedine Zidane është një hap larg uljes në pankinën e Bayern Munich. Nga Spanja, lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që pothuajse e jep të kryer marrëveshjen mes ish-trajnerit të Real Madrid dhe gjermanëve, edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë firmë. Pasi morën refuzimin e Nagelsmann, i cili rinovoi si trajner i Gjermanisë, bavarezët ishin përqendruar te Zidane, me të cilin tashmë kanë një marrëveshje në parim.

Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Champions League tre vjet radhazi, megjithatë ka bërë kërkesa të rëndësishme për merkaton, ndaj klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle, Zidane ka kërkuar siguri në merkaton e transferimeve të verës, me referenca të qarta për përforcimet që do të dëshironte të kishte në dispozicion për t’i thënë po projektit.

Mundo Deportivo, konkretisht, nënvizoi se kërkesat për përforcime kanë të bëjnë me repartin e mbrojtjes. E Bayerni, i cili zakonisht kënaq trajnerët e tij, ka thënë po.

AKORDI… ME NJË KUSHT

Një marrëveshje e përgjithshme është arritur mes palëve, me Zidane që do të rikthehej efektivisht në pankinë pas tre sezoneve pushim të marra, pas atij të fundit në pankinë me Real Madrid. Blancos, që ndër të tjera do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të bavarezëve në Champions League, kompeticion që Tuchel do të dëshironte t’ia dhuronte drejtuesve bavarezë përpara se t’i thoshte lamtumirë.
E projekti i Bayern, gjithmonë duke luftuar në Gjermani për titullin e Bundesligës dhe DFB-Pokal dhe ndër favoritët çdo vit për të fituar Champions League, mund të jetë ai i duhuri që Zizou të rikthehet për t’u ulur në një pankinë, që nga 22 maji 2021, dita e fundit e tij me Real në Bernabeu.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top