Zhvilluan takim në ambasadën kineze pa protokoll zyrtar, furtunë shkarkimesh në AKU

AKU është tronditur nga themelet pas largimit të 2 drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim. Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e tyre erdhi pasi në kundërshtim me protokollin zyrtar kanë zhvilluar një takim në ambasadën kineze pa vënë në dijeni Ministren Anila Denaj dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së 2 drejtuesve të AKU në ambasadën Kineze, por pas marrjes së këtij informacioni është mbledhur menjëherë Komisioni Disiplinor në AKU.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Martin Jorgaqi dhe Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Situata rëndohet akoma më shumë pasi edhe Drejtori i Komanduar i AKU Manush Kullolli ishte në dijeni të këtij takimi, por nuk ka informuar eprorët.

Përplasje ka patur edhe me herët midis Ministres Denaj dhe Drejtorit AKU Manush Kullolli, kjo pasi Ministria nuk i ka aprovuar listën me 60 persona që Kullolli i ka venë në dispozicion për krijimin e Task Forcës në AKU. Edhe pse Task Forca duhet të ishte aktive që ne 6 qershor ajo ende nuk është ngritur. /Ora News

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top