Zhvillimet politike në vend, ish-kryeministri Berisha mbledh Kryesinë: Opozitës po i shkelen të drejtat kushtetuese

Eshtë mbledhur sot Kryesia e PD-së. Njoftimin për takimin në fjalë u bë ditën e djeshme, ndërkohë që mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:00.

Berisha u shpreh se opozitës në vend sot po i shkelen te drejtat dhe se kurrë ndonjëherë, nuk ka ekzistuar një opozitë parlamentare e bllokuar si opozita parlamentare e Shqipërisë.

“Kurrë ndonjëherë, nuk ka ekzistuar një opozitë parlamentare e bllokuar si opozita parlamentare e Shqipërisë. Opozitë e cila si një armike nuk i jepen dokumentet nga ministritë dhe agjencitë për të përmbushur qëllimet e saj. Opozitë së cilës i shkelet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore”, u shpreh ai mes të tjerash.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top