Zhupa interpelancë me Kumbaron: Atë që shfaros zonat e mbrojtura dhe ndanë para me ju, e quani investitor strategjik

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në interpelancën e saj me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, parashtroi disa pyetje sa i takon çështjes së parkut kombëtar të Butrintit.

Ajo tha se një person që pret pyje quhet kriminel dhe dënohet, ndërsa ai që shfaros zona të mbrojtura quhet investitor strategjik.

“Ky është një shesh ndërtimi në një zonë të mbrojtur, që ka reaguar UNESCO. Më sqaroni se si i shërben betoni mjedisit? Si i shpërben mjedisit shkatërrimi i lagunave dhe lumenjve. Ai që pret pyjet dënohet dhe quhet kriminel. Kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur, shkatërron pemë dhe kafshë dhe quhet investitor strategjik. Apo se ka para dhe i ndan me ju! Ky është standardi që keni ndërtuar.”, tha Zhupa.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top