Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa publikoi një video ku deputeti Taulant Balla ka folur lidhur me projektin e aeroportit të Vlorës. Balla kishte pretendimin se qeveria Berisha e kishte miratuar atë në zonën e mbrojtur të Akërni/Nartës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Zhupa deklaroi se qeveria Berisha e kishte parashikuar aeroportin me Vendimin e KKRT nr. 1, datë 26.02.2009, në zonën e Levanit, pranë aksit Fier–Vlorë dhe jo në Akërni/Nartë ku po ndërtohet aktualisht.

Zhupa theksoi se qeveria Rama e zhvendosi projektin brenda peizazhit të mbrojtur Vjosë–Nartë, duke e futur atë në konflikt me Konventën e Bernës dhe me shqetësimet e shprehura nga Parlamenti Europian për mbrojtjen e biodiversitetit dhe respektimin e standardeve mjedisore europiane.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Taulant Balla gënjeu përsëri për aeroportin e Vlorës. Qeveria Berisha nuk ka miratuar planin e aeroportit të Vlorës në zonë të mbrojtur në Akërni/Nartë por në zonën e Levanit.

Ja thashë në sy, por ai e preu videon në 26 sekonda për facebookun e tij, që të dëgjohej vetëm gënjeshtra e tij dhe ta shpërndante si “lajmin e vitit” që Berisha ja u paska lënë aeroportin e Vlorës aty dhe skemi arsye pse e kundërshtojmë ne. E vërteta është shumë e thjeshtë: qeveria Berisha e kishte parashikuar aeroportin e Vlorës me Vendimin e KKRT nr. 1, datë 26.02.2009, “Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial të Transportit Ajror”, por jo në Akërni/Nartë ku po ndërtohet sot. Vendndodhja e parashikuar ishte zona e Levanit, në afërsi të aksit Fier–Vlorë.

Pra, qeveria Berisha e kishte planifikuar aeroportin jashtë zonës së mbrojtur, ndërsa qeveria Rama e zhvendosi projektin në Akërni/Nartë, brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë. Konventa e Bernës ka kërkuar në mënyrë të përsëritur pezullimin e projektit të aeroportit të Vlorës, për shkak të rrezikut serioz ndaj biodiversitetit dhe habitateve të mbrojtura të lagunës së Nartës.

Po ashtu, Parlamenti Europian, në rezolutat e tij për Shqipërinë, ka shprehur shqetësim të thellë për ndërtimin e aeroportit në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë dhe ka kërkuar respektimin e legjislacionit mjedisor dhe standardeve europiane. Taulant Balla nuk mund të fshehë të vërtetën duke kërkuar fajin te Saliu! Faktet janë publike: Berisha e parashikoi aeroportin në Levan, Rama e zhvendosi në Nartë, duke hyrë në konflikt me Konventën e Bernës dhe me vetë Parlamentin Europian. Rama nuk fshihet dot më i erdhi fundi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top