Zhegrova, Juventus gati të bëjë lëvizjen finale: akord me menaxherin e kosovarin

 

Juventus nuk bën shaka dhe është gati të bëjë goditjen për kosovarin Edon Zhegrova. Klubi bardhezi e do anësorin për ta vënë krah Jonathan David, në mënyrë që të ripropozojë çiftin e shfaqur në Lille dhe kështu të krijojë një tandem sulmues të denjë për skuadrën piemonteze.

Negociata duket tashmë mjaft e avancuar, meqë sipas asaj që raporton Tuttosport, ka një marrëveshje me menaxherin Hasan Çetinkaya për një kontratë deri në vitin 2030 me një pagë prej 2,5 milionë eurosh plus shpërblime të ndryshme të parashikuara. Lille kërkon rreth 25 milionë euro, por meqë merkatoja është drejt mbylljes, shifra mund të ulet dhe të mbyllet rreth 18-20 milionë.

Që gjithçka të zhbllokohet, megjithatë, është e nevojshme më parë të shitet, në veçanti Douglas Luiz, i cili duket se është afër Nottingham Forest për një shumë rreth 30 milionë euro. Jo menjëherë, duke qenë se flitet për huazim me të drejtë/obligim blerjeje, por nëse braziliani do të largohej nga Torino, do të lirohej vendi për 26 vjeçarin Zhegrova.

E gjithë kjo do të mundësonte të digjej konkurrenca e Olympique Marseille, i zënë me sherret brenda grupit dhe me nevojën për të shitur Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot, tashmë jashtë skuadre. Francezët mund të vonohen shumë për t’u bërë të disponueshëm për kosovarin, arsye për të cilën Juventus ka një avantazh të mirë për të menaxhuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top