Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Kemi shumë të dhëna, po presim dokumentimin e rastit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti sot një konferencë me gazetarët e kronikës, ku paraqiti bilancet e vitit që lamë pas, dhe muajve që ai është në drejtim të këtij dikasteri.

Një çështje që vijon të mbetet mister është ajo e “mbretit të kumarit”, Ervis Martinaj.

“Unë nuk hyj në debat në shifra me ty sepse je i vëmendshëm në numërimin e ditëve në rastin në fjalë. E kam marrë detyrën në 15 korrikun të vitit të kaluar, dhe kjo çështje ka qenë një prej çështjeve të para në detyrë. Mbetet një sfidë ende e pazgjidhur sa i takon referimit në Gjykatë. Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë dhe angazhim nga ana e policisë, nuk do të bëj një informacion të plotë. Kur te kemi një pasqyrë të plotë të kësaj çështje, mezi pres që të dal para jush për të sqaruar publikun,” tha Balla.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top