Steven Zhang shpreson që një ditë të sjellë një lojtar kinez te Inter, por “për momentin nuk ka lojtarë të përshtatshëm. E kam menduar shpesh këtë mundësi, por prioriteti është krijimi i një organike që të jetë në lartësinë e duhur”. Presidenti zikaltër, duke folur me komentatorin kinez Liu Teng në TikTok, shton deklarata të tjera përveç atyre të publikuara dje: “Nuk duhet të ketë asnjë problem me rinovimet. Nuk do të jetë një gjë e menjëhershme, por do të kërkojë një proces”. Pak të reja për çështjen e stadiumit të ri: “Në Itali problemi është i ndërlikuar, rrezikon të jetë një çështje e gjatë”.
Duke u rikthyer në kampionatin e yllit të dytë, Zhang tregon se “do të bëjmë patjetër një dokumentar për fitoren e kampionatit. Ndoshta në formë videosh dhe regjistrimesh të ruajtura dhe jo në mënyrë narrative”. Presidenti flet për marrëdhëniet me lojtarët e tij: “Ne jemi në një moshë relativisht të ngjashme, shumë njerëz në Itali menduan se isha fëmijë kur mbërrita dhe isha vetëm 24 vjeç. E shoh në sytë e njerëzve që pyesin veten: ky është presidenti? Përsa i përket lojtarëve zikaltër, mendoj se ata janë më të mirët dhe ata që punojnë më shumë. Njerëz seriozë që kthehen në shtëpi pas stërvitjes, i kushtojnë vëmendje ushqimit dhe familjes së tyre. më shumë yjet janë të rëndësishëm, aq më shumë i kushtojnë vëmendje aspekteve të tyre personale”.
HERA E PARË NË STADIUM NË VITIN 2016
Së fundi, një kuriozitet në planin personal: “Para Inter-Udinese 2016, kur u paraqita në San Siro me delegacionin e Suning, nuk kisha parë ende një ndeshje futbolli live. Pas Inter, ekipi im i preferuar është kombëtarja e Argjentinës. Komentet në rrjetet sociale? Disa njerëz janë më agresivë se të tjerët, por nëse shkojnë shumë larg, gjëja do t’i kthehet në të kundërt”.