Zgjidhet kreu i ri i KLGJ

Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zyra e shtypit të KLGJ-së bën të ditur se sot është përmbyllur mandati i Naureda Llagamit dhe postin e kryetarit e ka marrë Rusi.

Më herët, Rusi ka qenë zv.kryetar i KLGJ-së.

Nga ana tjetër, me përfundimin e mandatit si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Llagami është zëvendësuar nga Violanda Theodhori.

Kjo e fundit u zgjodh si anëtare nga Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top