Zgjedhjet në Turqi kanë patur një pjesëmarrje masive. Në katër orë e para, mediat e huaja raportojnë se 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit. Mësohet se 5.2 milionë do të votojnë për herë të parë. Gazetarja e Al Jazeera Arabic, ka raportuar Farah Al-Zaman Shawwqi tha se vuri re një pjesëmarrje të madhe në qendrat e votimit.
“Kjo tregon se konkurrenca është shumë e ashpër. Ka zyrtarë dhe politikanë që do të votojnë në qendër. Kjo nënvizon rëndësinë simbolike të Ankarasë”,- tha Shawqi.
Dy kandidatët rivalë, Kilicdaroglu dhe Erdogan kanë hedhur votat e tyre në qytetet përkatëse.