Zgjedhjet në Tiranë/ Ermal Hasimja heq dorë nga kandidimi: Procesi u mbyll

Ermal Hasimja ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Hasimja shkruan se nga dita e nesërme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të pavarur dhe shumë të përfolur së fundmi.

Ai shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj, ndërsa I uroi suksese Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë.

Reagimi:

Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.

Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.

Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top