Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Nuk i besoj sondazhet, në Shqipëri falsifikohen!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk ka ndonjë preferencë në garën presidenciale në SHBA, mes Donald Trump apo Kamala Harris. I pyetur nga gazetarët nëse preferon fitoren e njërit kandidat apo tjetrit, Berisha nuk preferoi të mbajë anën e njërës palë, edhe pse u shpall non grata gjatë administratës Biden.

Gjithsesi ai përfitoi nga rasti të zhvlerësojë sondazhet që bëhen në Shqipëri, duke i quajtur ato të “falsifikuara”. Për këtë kujtoi shikueshmërinë që patën të enjtën dy emisionet në rrjetet sociale, ku ai dhe Rama ishin në të njëjtën kohë të ftuar në dy studio.

“U kam kërkuar antarëve të PD dhe mbështetësve të votojnë Partinë Republikane, kandidatët e saj se jemi të rreshtuar me këtë parti në Unionin Demokrat Ndërkombëtar. Përndryshe, ne nuk ndërhyjmë në fushatën elektorale të SHBA dhe kjo nuk është ndërhyrje, por një respektim i detyrimeve që rrjedhin të thëmi ndërkombëtare nga asosacioni ndërkombëtar I PD. Se kush do të fitojë, së pari të pranojmë se nuk jam një parashikues i mirë në punën e polleve dhe zgjedhjeve, por me ato që kam lexuar, pavarësisht se të dy kampet ndjehen si për fitimtarë, nuk mund të them se kush do t’i fitojë zgjedhjet, por shpreh bindjen se në këto zgjedhje do të fitojnë qytetarët amerikanë dhe do jenë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA, por për mbarë botën. Të presim! 24 orë na ndajnë nga mesi i votimit, megjithëse kanë votuar 70 milion a më shumë, ç’ka nuk është parë ndonjëherë. Këto janë qëndrimet. Nuk mund të them se kush do fitojë, se edhe sikur të kishte diferencë në pollet, e kam problem, se në Shqipëri falsifikohem. E patë besoj? Çfarë nxjerrin pollet Tamën, ju e patë dal vivo si u shakullos. Tjetër janë qytetarët, tjetër janë pollet” u shpreh Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top