Zgjedhjet në SHBA/ Amerika vendos mes Donald Trump dhe Kamala Harris

Miliona qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’iu drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit për të presidentin e ri të vendit.

Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shumë rritet dhe ankthi në të dy kahet, me sondazhet që parashikojnë një garë të ashër dhe diferencë shumë të ngushtë mes kandidates demokrate, Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

Pikërisht për shkak të rezultatit të pritshëm të ngushtë edhe shpallja e fituesit mund të kërkojë ditë.

Këto zgjedhje janë historike për shumë arsye. Nëse zgjidhet Harris, ajo do të jetë presidentja e parë femër me ngjyrë në historinë amerikane.
Një arsye tjetër janë kushtet dhe sfidat me të cilat do të përballet secili prej dy kandidatëve, pavarësisht nëse zgjidhet. Në periudhën e mëparshme, çështjet dominuese të periudhës parazgjedhore ishin brenda SHBA-ve, saktësia dhe situata e përgjithshme ekonomike e vendit dhe jashtë vendit se si Harris apo Trump do të përballen me luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.

Përveç SHBA-ve, edhe një tjetër kontinent po mban frymën teksa shehvotuesit amerikanë që shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Evropa po shikon një luftë të ashpër midis Kamala Harris, kandidatja demokrate e cila është zotuar të mbrojë Aleancën transatlantike dhe Donald Trump, kandidati republikan që u mburr se do inkurajonte Rusinë të bënte çfarëdo që të duan me vendet që nuk arrijnë të përmbushin objektivin e shpenzimeve të NATO-s.

Perspektiva për të rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trumpin, një njeri me një mospëlqim të mirë-dokumentuar për sistemin shumëpalësh, është makthi për zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel, të cilët kanë frikë se miliarderi do të mbyllë një sy ndaj ekspansionizmit të Vladimir Putinit, vendosi tarifa pa dallim për çdo import të mundshëm dhe do të braktis (përsëri) Marrëveshjen e Parisit.

Dy kandidatët kanë përfunduar edhe fushatat e tyre elektorale pak orë më parë.

Trump bëri thirrjet e tij të fundit për votim nga Michigani, ndërsa Harris nga Filadelfia.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top