Zgjedhjet në RMV/ 107 vjeç, por Ibush Ademi shfrytëzoi të drejtën për të votuar

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV, Ibush Ademi, 107 vjeç, është votuesi më i vjetër. Ndonëse në gjendje shëndetësore të rënduar, ai sot shfrytëzoi të drejtën për të votuar në vendvotimin e tij në Çair.

Në pamundësi për të folur para kamerave, në vend të tij foli fqinji i tij, i cili kujdesët për 107-vjeçarin.

“E ka mbajtur shumë veten, nuk ka konsumuar çfarëdo ushqimi, me bulmete, me kos, ujë të thjesht nuk ka pirë, me ujë të gazuar. Shumë ka qenë pedant. Edhe jetën edhe familjen e ka ashtu. Në këmbë ka dhimbje, ndonjëherë i dhemb koka”, tha Muzafer Mustafa, fqinji i 107-vjeçarit Ibush Ademi.

Pjesëmarrja deri në orën 17.00 ishte 39,87%. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19.00.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top