Gjatë procesit të referendumit brenda Partisë Demokratike, ish-deputeti Lefter Maliqi mori pjesë në votim.
Në një status në rrjete sociale, Maliqi tha se votoi me besimin për ta çuar PD dhe opozitën drejt fitores.
“Votova me zemër, ashtu siç votova edhe 4 vite me parë për Rithemelimin e PD-së, në shenjë mirënjohjeje, besimi dhe shprese për fitore.
Sot është ditë Historike! Lideri Sali Berisha, është në mision për bashkimin, frymën, optimizmin dhe kthimin e besimit, për t’a çuar drejt fitores PD-në dhe Opozitën, si dhe për të mbrojtur votën e lirë, zhvillimin, mirëqënien dhe të ardhmen Europiane të vendit.
Zgjedhjet në PD/ Vokshi: 11 906 kanë votuar deri më tani! Ja sa është numri total i anëtarëve me të drejtë vote
Ai liberalizoi vizat me BE-në, anëtarësoi Shqiperinë në NATO dhe kontribuoi për bashkimin Kombëtar. Me besim, punë dhe bashkim drejt fitores!”- shkruan Maliqi.