Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi: Nga 20 propozime të PD për komisionerë, janë miratuar vetëm 9

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, tha se zgjedhjet e të dielës në Kukës do të kushtojnë 25. 5 milionë lekë, që sipas tij janë fonde të mbetura nga zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Celibashit do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.

I pyetur nga gazetarët se përse janë miratuar vetëm 9 propozime nga PD për komisionerët në qendrat e votimit, ai tha se 11 të tjerat janë me mungesë dokumentacioni dhe se kanë afat që t’i saktësojnë deri ditën e zgjedhjeve.

“11 propozimet e tjera janë me mangësi në dokumentacion. Jemi në këtë proces i cili objektivisht lindi si problematikë për shkak të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që i dha të drejtën PD që të ketë një komisioner më shumë në të gjitha qendrat e votimit, dhe ndoshta dhe ata kanë qenë të papërgatitur për të plotësuar dokumentacionin. nëse nuk e përmbushin këtë deri në ditën e zgjedhjeve, do bëhen zëvendësimet përkatëse. Por besoj se janë duke bërë plotësimin”, tha Celibashi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top