Zgjedhjet në Kosovë, KQZ hap afatet për certifikimin e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur hapjen e afateve për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Sipas njoftimit zyrtar, periudha 2 deri më 10 maj është caktuar për subjektet e reja politike, përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duhet të dorëzojnë aplikimin për certifikim në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ.

Institucioni sqaron se partitë politike ekzistuese konsiderohen automatikisht të certifikuara, ndërsa ky proces vlen vetëm për subjektet e reja që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ndërkohë, KQZ ka përcaktuar edhe periudhën 2 deri më 12 maj për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Ky afat 11-ditor vlen për të gjitha subjektet politike, përfshirë partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Dorëzimi i listave do të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së, ndërsa procedurat mbeten të njëjta me ato të zgjedhjeve të fundit të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top