Zgjedhjet në Kosovë/ Gjenden 4 mijë fletë votimi me shenja në Rahovec

Rreth 4 mijë fletë votimi me shenja të dukshme tek numrat e kandidatëve janë gjetur në qendrat e votimit në Rahovec. Sakip Kryeziu, menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Isa Boletini”, konfirmoi se këto fletëvotime janë lënë anash se për momentin po shfrytëzohen ato që janë të pastërta.

“Pas hapjes së vendvotimeve, jam informuar edhe unë, edhe Komisioni Komunal Zgjedhor se nëpër disa fletëvotime kanë qenë dy njolla, ose dy pika të themi kështu ngjyrë të verdhë në numrat 63, 64. Pastaj i kemi dërguar edhe numrin e caktuar sepse këtu te ne janë 11 vendvotime, nga të gjitha këto kur i kemi numëru këto fletëvotime me shenja janë gjithsej 4 mijë. Kështu kemi vendosur që njëherë të shpërndahen fletëvotimet që janë të pastërta, dhe pastaj të vazhdohet nëse vijmë deri te numri i tyre që janë edhe me shenja”, – tha ai në T7.

Kryeziu tha se beson që bëhet fjalë për një gabim gjatë printimit ngase të gjitha këto fletëvotime janë me pika të njëjta.

“Shihet se është punë serike, me siguri gjatë printimit jam i bindur. Janë me pika të njëjta me sasi, nuk ka mundësi të ketë qenë me dorë. Por me siguri se ka paraqitë shqetësim”, tha ai. /Reporteri.net

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top