Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në mesditë pjesëmarrja 7.84%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat në mesditë, ka deklaruar se deri në mesditë, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 7.84%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 8.2 për qind.

Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë deri në orën 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top